2.5 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

“Fragments of humanity” sonte në DokuFest, në qendër të filmit krimet e luftës në Kosovë

Në Prizren ka filluar festivali i filmit dokumentar të metrazhit të shkurtër, ‘Dokufest’, një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore, ku për nëntë ditë qytetarët dhe vizitorët e shumtë do të kenë mundësi të shijojnë programin e pasur me filma dokumentarë e të metrazhit të shkurtër. 

Sonte, në DokuKino Plato, në ora 20:00, në kuadër të festivalit do të prezantohet filmi “Fragments oh humanity” nga regjisorja Elli Rintala.

Në film bëhet fjalë për një temë të ndjeshme. Në prag të luftës në Kosovë, udhëheqësja e ekipit të ekspertëve finlandezë të mjekësisë ligjore, Helena Ranta është duke hetuar krimet e supozuara të luftës. E vërteta mund të ndryshojë rrjedhën e luftës, prandaj ka nga ata që do të donin që ajo të heshte.

Ekipa realizuese e filmit përbëhet nga: Producent – Ari Matikainen, Kinematograf – Bujar Berisha, Marita Hällfors, Redaktor – Matti Näränen, Tuula Mehtonen dhe Zërimi – Janne Laine.

Biografia e regjisores

Elli Rintala (1978) është një regjisore dhe skenariste e filmave dokumentarë që jeton në Porvoo dhe punon në Helsinki, Finlandë. Ajo është diplomuar në Shkollën e Filmit të Universitetit Aalto (MA 2014, regji e filmit dokumentar). Më parë ajo ka studiuar teori filmi, histori arti dhe histori politike në Universitetin e Turkut (MA 2006, Studime për Media). / KultPlus.com

Më Shumë

Takim me Ali Ahmetin pastaj me qytetarë në Prizren, Nait Hasani me mesazhe të fuqishme

Nait Hasani është edhe një herë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që për kandidat për kryeministër ka Bedri Hamzën. Ai përmes...

Kastrati raporton për projektet kryesore në takimin me qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik për vitin 2024, ku prezantoi projektet e realizuara dhe ato...

Lajmet e Fundit