Kryefamiljari në Malishevë ushtron dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve, përfundon në pranga

Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta, por ka raste kur ato eskalojnë në dhunë psikike e fizike ndaj njëri-tjetri. Por nuk janë të rralla as rastet kur i dyshuar kryesor për dhunë në familje, është kryefamiljari, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një person dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre.

Sinjali mëson se 42-vjearja bashkë me dy fëmijët janë larguar nga shtëpia dhe kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Lajmet e Fundit