11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Francesco Florit i hiqet imuniteti

Francesco FloritNjë zyrtar i lartë ndërkombëtar në Kosovë, ka thënë se Kombet e Bashkuara ia kanë hequr imunitetin gjyqtariT italian, për të lejuar hetimet lidhur me akuzat për korrupsion brenda EULEX-it.

Gjyqtari Franceso Florit është i dyshuar për marrje të ryshfetit për të siguruar lirimin e kriminelëve kosovarë derisa i shërbente misionit të EULEX-it në Kosovë. EULEX-i ka shkelur mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe “imuniteti duhet të hiqet para se të fillojë hetimi gjyqësor”, ka thënë ky zyrtar për Associated Press.

Ai ka folur në kushte anonimiteti sepse nuk është i autorizuar të flasë për rastin, transmeton Koha.net.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka emëruar një hetues i pavarur për të hetuar akuzat për korrupsion në EULEX.

Më Shumë

Drini i Bardhë ndan pikët me Flamurtarin

Drini i Bardhë ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 2:2 me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të garave...

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast...

Lajmet e Fundit