11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Frika e pushtetarëve zvarrit funksionimin e Speciales

Përkundër deklarimeve të herë pas hershme publike, nga zyrtarët e shtetit të Kosovës, nga kryeministria dhe MPJ-ja, se Kosova ka kryer të gjitha obligimet e veta sa i takon fillimit operacional të veprimit të Gjykatës Speciale, deri më tani ekzekutivi kosovar nuk ka bërë publik as edhe një akt të vetëm nënligjor, që ndërlidhet me ndryshimet kushtetuese të aprovuara vitin e kaluar, dhe Ligjin për Dhomat e specializuara të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovës. Analistët politikë dhe njohësit e fushës së legjislacionit këtë mungesë të komunikimit transparent të Qeverisë me opinionin publik sa i takon kryerjes së obligimeve ligjore për Gjykatën Speciale, e shohin si një përpjekje për zvarritje të qëllimshme, për shkak se Gjykata Speciale pritet të jetë një goditje e fortë, në radhë të parë ndaj disa pushtetarëve të rangut më të lartë. Gjithashtu edhe vazhdimi i njëtrajtshëm i bllokadës në Kuvendin e Kosovës shihet si një skenar i qëllimshëm, në funksion të zvarritjes sa më shumë të kësaj Gjykate, edhe pse janë paraparë që nga mesi i vjeshtës të ngrihen aktakuzat e para.

Proceset të ecin më shpejt Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, nuk e fsheh fare dyshimin se ky terr informativ, që ka kapluar fazën pas votimit me plot probleme në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, mund të jetë e penguar qëllimisht nga politika për funksionimin e saj në terren, ngase vetë deputetët nuk janë të informuar fare për rrjedhat procedurale të miratimit të akteve të tjera nënligjore, që ndërlidhen me këtë institucion të drejtësisë.

“Në si deputetë të organit më të lartë vendimmarrës nuk jemi të informuar se deri ku ka arritur procesi i kompletimit të Gjykatës Speciale me kuadro dhe infrastrukturë ligjore. Ndoshta dikush mund të tentojë t’i zvarrisë çështjet, por nuk do t’ia dalë, sepse është qëndrim i BE-së dhe SHBA-së. Është interes i Kosovës që proceset të ecin më shpejt, në mënyrë që kjo Gjykatë ta kryejë mandatin brenda pesë vjetësh, e jo t’i rivazhdohet mandati”, thotë deputeti Salihaj për “Kosova Sot”.

Analisti Adlum Ramadani thotë se zvarritja e qëllimshme nga pushteti aktual i akteve nënligjore, të cilat do ta jetësonin Gjykatën Speciale, është thjesht një lojë sa për të fituar kohë.

“Zvarritja e qëllimshme nga pushteti aktual i akteve nënligjore, të cilat do ta jetësonin Gjykatën Speciale, është thjesht një lojë sa për të fituar kohë. Goditja, që do ta përjetojë rangu politik, pa dyshim se do ta hapë derën e mundësive për frymë të re demokratike në Kosovë. Përkundër bllokadave institucionale, kjo Gjykatë herët apo vonë do t’i vendosë para drejtësisë ata, të cilët u fshehën prapa pafajësisë”, u shpreh analisti Adlum Ramadani, shkruan gazeta Kosova Sot.

Më Shumë

Fillon vendosja e shtresës së parë të asfaltit në rrugën e fshatit Vlashnje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë një njoftim  në Facebook, duke bërë të ditur fillimin e vendosjes së shtresës së parë...

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Lajmet e Fundit