21.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Brexit kërcënon kulturën

A do të varfërohen shkëmbimet kulturore mes BE-së dhe Britanisë së Madhe në rast të daljes së saj nga BE-ja? A do të ndërpriten fondet e BE për teatrin, filmin apo projektet artistike? A do të shkëputet madje vendi prej kontinentit në rast të Brexit-it?

Këto dhe pyetje të tjera të ngjashme i bënë 300 artistë britanikë të përpilonin një letër të hapur që u botua në faqen e parë të gazetës së përditshme londineze The Guardian ku ata kërkojnë që Britania e Madhe të qëndrojë në BE.

Ndër nënshkruesit e letrës janë regjisori Steve McQueen, shkrimtarët John le Carré dhe Ian McEwan, arkitekti David Chipperfield, dizajnerja Viviane Westwood apo artisit Anish Kappor.

Bëhet fjalë për shumë para

Sipas shoqatës “Creative Industries Federation” krijimtaria artistike i sjell rreth 84,1 miliardë paund ekonomisë britanike dhe tregu më i madh i eksporteve britanike në fushën e kulturës është BE-ja. Në këtë fushë bëjnë pjesë edhe tregtia e objekteve artistike dhe tregu televiziv.

Brukseli po i financon projektet kulturore dhe filmike mes vendeve të BE-së për periudhën 2014-2020 me rreth 1,46 miliardë euro, thotë Katharina Weinert, këshilltare pranë “Creative Europe Desk Kultur” në Bonn.

Po ashtu BE-ja ofron edhe ndihma strukturore p.sh. për teatrot rinore dhe projektet teatrale si “Platform Shift Plus” u marin pjesë të rinj britanikë, gjermanë, norvegjezë, italianë dhe nga disa vende të tjera. Dalja nga BE-ja nuk do t’i pezullonte menjëherë projekte të tilla, por në rast të një Brexit-i Komisioni i BE-së duhet të diskutojë për raste të tilla.

Nicholas Kenyon, drejtor i qendrës kulturore Barbican në Londër tha për gazetën “Neuen Zürcher Zeitung” se Brexit-i do të ketë pasoja dhe në fushën e kulturës, sepse p.sh. shumë filma të njohur si “The King’s Speech”, “The Iron Lady” dhe “Slumdog Millionaire” nuk do të mund të realizoheshin pa fondet e BE-së.

Probleme me shkëmbimet kulturore

Presidenti i Lidhjes së Muzeumeve gjermane Eckart Köhne tërheq vëmendjen në bisedë me DW-në se në rast të Brexit-it do të ashpërsohen ligjet për doganat dhe do të ketë kufizime për huazimin e veprave të artit nga një muzeum tek tjetri.

Martin Roth që drejton Victoria & Albert Museum në Londër e konsideron si një përfytyrim të tmerrshëm Brexit-in. Ai thotë se edhe pse Britania e Madhe do të mbetet pjesë e kulturës dhe identitetit evropian, politika do t’i vështirësojë këto marrëdhënie. Pasojat e Brexit-it do të ishin dogana, taksa dhe viza për artistët britanikë që do të duan të punojnë në vendet e BE-së.

Më Shumë

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Nis mbulimi i fushave të tenisit në Prizren, ministri Çeku: Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për...

Gabimi i Noes

Ylli në finale

Lajmet e Fundit