11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

David Philips: Kujdes nga turqit

Amerikani David Philips nga Universiteti Columbia, si njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, duke përmendur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për shtetndërtim, me theks të veçantë tërhoqi vërejtjen për “miqtë e rrejshëm” të Kosovës. Sipas tij, Turqia është një mik i rremë i Kosovës dhe se ndihmat që po vijnë nga organizata shtetërore TIKA kanë agjendë islamike.

Përkrahja institucionale ndërkombëtare është faktor i fuqishëm në luftimin e ekstremizmit, por Kosova duhet të ketë kujdes të madh në raport me Turqinë dhe ndihmat që vijnë nga atje.

Këtë deklaratë e ka bërë të martën, amerikani David Philips nga Universiteti Columbia.

Si njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, duke përmendur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për shtetndërtim, me theks të veçantë tërhoqi vërejtjen për “miqtë e rrejshëm” të Kosovës.

Sipas tij, Turqia është një mik i rremë i Kosovës dhe se ndihmat që po vijnë nga organizata shtetërore TIKA kanë agjendë islamike.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë Kosovën, Turqia ka një profil të shquar këtu në vendin tuaj, por sipas mendimit tim Turqia është një mik i rremë, pasi nuk po punon në emër të interesave të Kosovës, apo të ndihmojë sinqerisht kosovarët, por është duke përdorur investimet e saj përmes TIKA-s për të përhapur agjendën islamike”, ka thënë Philips në një tryezë të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Sipas tij, Turqia është në kërkim të interesave të saj nacionale, mandej pas interesave të saj nacionale radhitet Kosova.

Organizata TIKA të cilën Philips e përmendi për shtrirjen e agjendave në Kosovë, është e pranishme me investimet e shumë xhamive nëpër komuna dhe objekteve të tjera fetare.

TIKA operon me agjendë islamike

Ai muaj më parë ka shkruar një shkrim autorial në “Huffington Post”, për angazhimin shtetëror të Turqisë brenda Kosovës.

Sipas tij, politika turke në Ballkan promovon agjendë neo-otomane me qëllim zgjerimin e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane.

Ai ka përmendur sesi presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i ishte adresuar audiencës në Prizren gjatë një vizite zyrtare në Kosovën në tetor të vitit 2013: “Të gjithë i përkasim një historie të njëjtë, një kulture të njëjtë, një civilizimi të njëjtë. Ne jemi vëllezër të asaj strukture. Mos harroni Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë!”. /Zëri/

Më Shumë

Mot i vranët dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në zona të caktuara. Gjatë...

Modric po largohet nga Real Madridi – ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Maestro kroat Luka Modric ka marrë një vendim – epoka e tij me klubin mbretëror ka përfunduar. Akti i fundit do të jetë finalja...

Lajmet e Fundit