Frikë nga koronavirusi? Mesazh super për lojtarët, leksion nga klubi gjerman

Futbolli rikthehet në fundjavë dhe e nis nga Gjermania. Skuadrat e Bundesligës janë gati për beteja, edhe pse ndeshjet do të luhen pa tifozë. Shumë lojtarë ndjejnë frikë nga një infektim i mundshëm me COVID-19.

Paniku ekziston dhe drejtori sportiv i Leipzig e konfirmon indirekt. Diçka e tillë është normale, klubi gjerman i mirëkupton futbollistët dhe Markus Krösche ka një mesazh të bukur për ta.

“Nëse një futbollist ka dyshime ose ndjen frikë, ne duhet ta respektojmë atë. Kush dëshiron ta kuptojë më mirë këtë situatë ose nuk dëshiron të stërvitet, mund të bisedojë lirshëm me ne. Leipzig është i gatshëm t’i japë mundësinë lojtarëve të mos stërviten ose të marrin më shumë kohë përpara se të rikthehen në fushë.

Kemi biseduar me lojtarët kur erdhi momenti i rikthimit në stërvitje, ju shpjeguam djemve se kjo është puna jonë, ajo që na bën të ecim përpara dhe se është e rëndësishme që të gjithë të marrin përgjegjësi për sjelljen e tyre, veçanërisht në lidhje me shokët e skuadrës”, përfundon Krösche.

Më Shumë

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Lajmet e Fundit