113 vjeçarja, personi më i moshuar në botë që mposht koronavirusin

Një grua 113-vjeçare nga Girona e Spanjës është shëruar nga koronavirusi.

Mediat lokale raportuan të hënën se Maria Branyas, e cila gjithashtu është personi më i moshuar në Spanjë, arriti të  mposhtë koronavirusin pasi luftoi për disa javë me të.

Pasi rezultoi pozitive për koronavirusin zonja Branyas u karantinua në dhomën e saj në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa më vonë doli negative në testin për koronavirus. Dy persona të tjerë në këtë shtëpi të kujdesit kanë vdekur nga koronavirusi.

Kur  ishte fëmijë, ajo arriti të mposhte edhe Gripin Spanjoll, që ishte pandemia më vdekjeprurëse e shekullit të kaluar, e përhapur në vitet 1918-1920.

Grupi për Hulumtime Gjerontologjike, që përbëhet nga shkencëtarë që merren me studimin e çështjeve që lidhen me personat e moshuar, pretendojnë se në bazë të të dhënave që janë në dispozicion, Branyas është personi më i vjetër në botë që është shëruar nga koronavirusi.

Deri më tani, në Spanjë janë regjistruar  268,143 raste me Covid-19, dhe  26,744 viktima.

Më Shumë

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Lajmet e Fundit