FSK shpall konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë se është shpallur konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mehaj në një konferencë për media tha se do të zgjidhen më të mirët, prej më të mirëve, ndërkaq tha se procesi do të jetë fer dhe transparent.

“Njoftoj se sot zyrtarisht shpallim dhe hapim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës deri më tash. I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja e të gjitha komunitetet, pa dallim, që dëshirojnë të pjesë e FSK që bashkëngjiten në shërbim të vendit dhe atdheut. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent…Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, tha ndër të tjera Mehaj.

Ai ka folur edhe për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit