5.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Ftohen prizrenasit të aplikojnë në projektin për ndërtimin e shtëpive

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ftuar qytetarët e Komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen e kësaj drejtorie për të përfituar nga projekti për ndërtimin e shtëpive, meremetimin e shtëpive dhe banesave, si dhe për furnizim me material ndërtimor.

Kjo komunë ka bërë me dije se nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.

“Pyetësori i plotësuar dhe dokumentet (dëshmitë) për vërtetimin e gjendjes së banimit, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale, nga sot 6.01.2020, deri më 29.02.2020”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

 

Më Shumë

Latifi nderon me mirënjohje studenten e talentuar Bademë Krasniqi

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij studenten e talentuar nga fshati Gexhë, Bademë Krasniqi, e cila po...

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Lajmet e Fundit