25.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Furnizuan Spitalin e Prizrenit me oksigjen të palicensuar- Kompania tregon se sa herë mbushi bombolat e spitaleve

Kompania “Lindi” nuk figuron si kompani e licencuar për furnizim me oksigjen medicional.

Megjithatë, kjo kompania për InDoks ka pranuar se ka furnizuar  mbi 10 herë Spitalin e Prizrenit me oksigjen të palicensuar. Edhe pse nuk ka licencë për oksigjen medicional, megjithatë në faqen e tyre në internet kanë shkruar që ofrojnë edhe oksigjen medicional. Ata kanë një shpjegim se pse furnizuan me oksigjen spitalet edhe pa pasur licencë.

“Licencë për momentin nuk kemi jemi gati në licensë është bërë kërkesa për licensim që nga viti 2014 dhe nuk është dhënë asnjë përgjigje deri para një jave. Para një jave është përgjigja po është afër veç kur të lëshohet licencsimi. I kemi ceritfikata edhe oksigjeni importohet si oksigjen medicional. Oksigjeni vjen prej një firme që prodhohet në Itali është “Sol Shpk”, prodhohet në Itali vjen në Maqedoni dhe pastaj vjen në Kosovës. Siç tregova vjen me certifikatë se është oksigjen mediacional. Për mbushje s’po di sa herë i kemi mbush po përafërsisht  10-15 herë i kemi mbush bombolat”, ka thënë Arianit Hoxha nga kjo kompani.

Më Shumë

Djali kanos nënën në Malishevë, ushtron dhunë psikike ndaj saj

Një burrë është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij. I njëjti, me vendim të prokurorit...

Arbër Rexhaj publikon fotografi me Nezir Çoçajn në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet duke pirë kafe me kandidatin e Nismës për Kuvendin Komunal...

Lajmet e Fundit