7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Fushatë për legalizimin e objekteve në Malishevë

MalishevaKomuna e Malishevës ka vendosur një tendë në Parkun e qytetit, në mënyrë që jo vetëm të bjerë në sy, por edhe që përmes saj të shpërndajë fletushka, për të rritur kësisoj interesimin e qytetarëve në mënyrë që ata të aplikojnë për legalizimin e objekteve të tyre. Një muaj para përmbylljes së afatit për aplikim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka nisur intensifikimin e fushatës në kuadër të të ashtuquajturës “Dita e legalizimit”, kushtuar procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Disa minuta pas hapjes, disa qytetarë në tendë janë informuar me procedurat e legalizimit dhe kushtet që duhet t’i plotësojnë në mënyrë që objektet e tyre të bëhen legale. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke përkrahur nismën për legalizim ka inkurajuar të gjithë qytetarët, që kanë ndërtime pa leje, t’i fillojnë procedurat për legalizimin e ndërtimeve të tyre, brenda ligjeve dhe rregulloreve, për ndërtim.

“Duhet të mësohemi të zbatojmë ligjet, në këtë rast edhe Ligjin për Ndërtim, pasi të gjitha ndërtimet duhet të jenë në harmoni me rregullat, me planifikimet dhe me kushtet urbane”, ka thënë ndër të tjera ai. Malisheva ka marrë shtrirje, sidomos pas përfundimit të luftës, me ç’rast edhe janë ngritur lagje të reja. Sipas zyrtarëve, jo vetëm në pjesët periferike, por edhe në vetë zonën e parë, ka një numër të objekteve të cilat nuk posedojnë dokumentacion.

Legalizimi po kryhet mbështetur në Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje, të Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, të miratuar më 2013.
Referuar zyrtarëve, nuk do të ketë legalizim të objekteve, sidomos të atyre afariste të cilat janë ndërtuar në parcela, që janë pronë publike apo që në kadastër figurojnë si rrugë. Aktivitetet për njoftimin e malishevasve për procesin e legalizimit do të vazhdojnë me fushatën informimit që mendohet të shtrihet në shkollat e mesme, ku do të shpërndahen broshura, me qëllim të informimit sa më të gjerë të qytetarëve.

Më Shumë

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit