Futbolli në zi, Italia dhe Milani humbin një legjendë

Shuhet një tjetër legjendë e futbollit italian. Një ditë më parë është ndarë nga jeta Pierino Prati, kampion Europe me kombëtaren e tij dhe me Milanin për klube. Prej disa kohësh ai ishte i sëmurë dhe në moshën 73-vjeçare e humbu betejën më të rëndësishme.

Në fushë kishte shkëlqyer me klube si Milani, Fiorentina dhe Roma. Gjatë karrierës së tij ai shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A. Në sezonin 1967/68 ai doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, pasi kishte tundur 15 herë rrjetën.

Në Itali fitoi gjithçka, titull e Kupë, ndërkohë që me Milanin ngriti edhe European Cup (Champions League sot), Kupën Interkontinentale dhe dy herë Kupën UEFA. Në vitin 1968 ishte pjesë e Italisë, që fitoi kampionati Europian, ndërkohë që dy vite më pas shkoi edhe në Botërorin e Meksikës.

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Lajmet e Fundit