‘Fytyra e tiranisë’, libri i ri i Adil Ollurit

“Fytyra e tiranisë: rrëfimi për diktaturën në romane bashkëkohore shqiptare” është libri i pestë i shkrimtarit Adil Olluri, ndërsa i treti në fushën e studimeve letrare.

Ky libër studimor i Ollurit, pritet të dalë në shitje javën e parë të janarit të vitit 2018-të.

Kështu ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, vetë Adil Olluri.

“Ky studim monografik ka për qëllim analizimin e një sërë romanesh bashkëkohore shqiptare, që kanë për temë diktaturën. Për të arritur te rezultatet e dëshiruara na u imponua qasja apo kërkimi tematik, meqë, siç provojmë ta argumentojmë në këtë studim, diktatura është njëra nga temat kryesore të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Përveç romaneve me temë diktaturën konkrete komuniste, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, kemi trajtuar edhe disa romane që flasin për diktatin e zakoneve patriarkale shoqërore mbi individin, si një formë e diktatit përtej politik”, ka shkruar ndër të tjera Adil Olluri.

Recensentë të këtij libri studimor janë: Fadil Grajçevci dhe Blefjore Qose. Redaktura gjuhësore nga Fadil Grajçevci ndërsa redaktura kompjuterike dhe kopertina nga Lulëzim Lajçi. Piktura në ballinë: “The massacre of the innocents” (1612), piktori: Peter Paul Rubens (1577-1640). /ZËRI/

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit