3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Fytyra e zezë e Ramadan Mujës

Arber Rexhaj VVAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, e ka quajtur “fut të zezë” kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën.Sipas tij, Komuna e Prizrenit, nuk i përket qytetarëve.

“Komuna e Prizrenit më së paku i përket qytetarëve të saj. Kryetari i dënuar Ramadan Muja nuk takon rregullisht qytetarët, dhe as që ka caktuar ditë për vizitat e qyetarëve”, thotë Rexhaj.

Sipas tij, kryetari Muja nuk ka publikuar së paku një raport për gjashtëmujorin e punës.

“Kjo tregon se ai nuk është kryetar i qytetarëve”.

“Po ashtu ky Ekzekutiv anti- qytetar e anti- zhvillim nuk ka pasur raport për konsultimet e publikut dhe dëgjimet buxhetore. Kjo tregon se në qendër nuk e ka interesin e qytetarëve”.

Rexhaj thotë se Ramadan Muja është i vetmi kryetar në Kosovë,që nuk mban konferenca për shtyp.

“Një kryetar i cili nuk mban konferenca të rregullta për qytetarë tregon se fytyra e tij moti është bërë fut e zezë, duke përfaqësuar një pushtet që është kundër- qytetar”.

“Transparenca financiare është shtylla më e dobët e këtij pushteti dhe tregon se sa të korruptuar janë”.

“Komuna nuk ka publikuar raportet tre mujore të shpenzimeve. Shqetësuese po ashtu mbetet mos publikimi i raportit të ndërmarrjeve komunale”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 80-vjeçari të zhdukur në Rahovec

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga zona e Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë...

Lajmet e Fundit