Gashi i PDK i reagon Muratit të VV: Po vazhdoni ti mashtroni e bllokoni qytetarët për pakon ekonomike

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi i ka reaguar Hekuran Muratit nga VV, duke e quajtur mashtrues dhe se ka bllokuar vendin.

Gashi ka thënë se e njëjta parti nuk i votoi as marrëveshjet ndërkombëtare që janë infuzion i domosdoshëm për ekonominë tonë në kohë pandemie.

Ky është postimi plotë i tij:

Mashtrues më të madh se Hekuran Murati pak gjindet. Asistenti i Besnik Bislimit, ministrit të zvogëlimit të papunësisë në kohë pandemie, i cili duke drejtuar gishtin nga PDK-ja, dëshiron të mbulojë dështimet e Vetëvendosjes gjatë 100 ditëve që i la bizneset dhe punëtorët kosovarë pa asnjë ndihmë. Bashkëpartiaku i Kozeta Hajdarit që thoshte se “coronavirusin nuk e kemi sjellë ne prandaj nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimin e ekonomisë”.

Ky mentalitet na u shfaq edhe në seancat e fundit të Kuvendit, tani VV opozitare. Jo vetëm që nuk e mbështeti rishikimin e buxhetit për të vazhduar me ndarjen e pagesave, por u mundua ta bllokoj atë. E njëjta parti nuk i votoi as marrëveshjet ndërkombëtare që janë infuzion i domosdoshmën për ekonominë tonë në kohë pandemie.

PDK-ja ka qenë, është dhe do të mbetet zëri i vërtetë i qytetarëve të Kosovës. Ishte zëri i të pambrojturve edhe dje, kur qeveria e Hekuranit, mashtroi qytetarët e vendit duke i lënë të vetmuar në kohë pandemie. Ne do të jemi zë edhe sot, kur ata kanë më së shumti nevojë për mbështetjen tonë. PDK nuk bën kalkulime politike, kur është në pyetje interesi qytetar!

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit