8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Gashi: Rrënime edhe në Qendrën Historike të Prizrenit

prizreni5Ndërtimet e shumta pa kriter që janë bërë në Qendrën Historike të Prizrenit të mbrojtura me ligj do ta kenë fatin e njëjtë sikur objektet në Prevallë.

Këtë paralajmërim e bëri ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Dardan Gashi. Ndonëse nuk dha ndonjë datë të saktë të fillimit të rrënimeve, Gashi i tha Radio Kosovës se do të rrespektohen të gjitha afatet ligjore. E shoqëria civile në Prizren e cila ka qenë më e zëshmja në degradimin e kësaj pjese të qytetit e mirëporet vendimin e MMPH.

Qendra historike e Prizrenit nuk i ngjason asaj të dikurshmes. Ajo tashmë ka marrë një pamje krejtësisht të re nga ndërtimet e shumta që janë bërë pa kriter, sidomos në vitet e pasluftës.

Por miratimi i ligjit për qendrën historike mundëson që kjo pjesë e vjetër e qytetit ta rikthej bukurinë e dikurshme. Madje MMPH-ja ka paralajmëruar rrënimin e të gjitha objekteve të ndërtuara pa leje, por edhe atyre që i kanë tejkaluar kriteret.

Ministri i MMPH-së, Dardan Gashi i tha Radio Kosovës, se edhe këto ndërtime do e pësojnë sikurse ato të Prevallës.

Ndonëse nuk ka ndonjë datë të saktë të fillimit të aksionit në qendrën historike të qytetit, ministri tha se do të punohet sikur që e parasheh ligji.

Ndërkohë degradimi urbanistik i pjesës së vjetër të qytetit shpesh pati ngjallë reagime të shumta të shoqërisë civile të cilët edhe patën ftuar Ministrinë për marrjen e hapave konkrete.

Enesa Gjeladini nga “Ec më ndryshe” e mirëpret vendimin e Ministrisë. Shoqëria civile tashmë i ka identifikuar 15 objekte të ndërtuara pa leje në qendrën historike të qytetit, me çrast edhe ka ftuar komunën e Prizrenit, posaqërisht Drejtorinë e inspektoriateve, atë të urbanizmit që t”i marrin masat e duhura në parandalimin e ndërtimit të tyre,shkruan rtk.

Por asnjë veprim konkret deri më sot nuk është ndërmarrë edhe përkundër zotimti të komunës për rrespketimin e ligjit për qendrën historike.

Më Shumë

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Delirium

Lajmet e Fundit