18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Gashi: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje

ArbenGashi-LDKDeputeti i LDK-së, Arben Gashi, nuk e konsideron si opsion shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja, ngase sipas tij, mbart me vete një potencial të madh për konflikt dhe përplasje mes grupeve.

E për t’i ikur ngjarjeve të dhunshme ai pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese t’i hap rrugë formimit sa më të shpejt të institucioneve të Kosovës.

“Së pari, duhet ta presim vendimin final të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi bazën këtij vendimi pastaj të merren vendimet e duhura. Mendoj se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje sepse ka potencial jashtëzakonisht të madh për konflikt dhe përplasje mes grupeve. Potencialisht do të kishim një grup potencial dhune që është PDK dhe këto palët tjerat pastaj normalisht që do të reagonin me elemente të forcës dhe kjo mendoj se do të ishte shumë e rrezikshme për vendin”, ka thënë Gashi për Politiko.net.

Ai ka thënë se në situatën në të cilën jemi zgjidhja më e mirë është zgjidhja kushtetuese dhe juridike dhe formimi sa më shpejt i institucioneve.

Ndryshe, sa i përket negociatave të koalicionit LDK-AAK-Nisma me Vetëvendosje!-n, Gashi thotë se kjo e fundit duhet të shihet si partner strategjik nga partia e tij, por jo me çdo kusht.

“E konsideroj partner strategjik po duhet parë edhe sjelljen dhe koston politike. Unë gjithmonë e kam konsideruar Vetëvendosjen partner strategjik, edhe në kohën kur të gjithë e konsideronin si armik. Por, duhet të jemi të kujdesshëm me ambiciet politike dhe mënyrën sesi sillet Vetëvendosja dhe të tjerët”, është shprehur Gashi.

Më Shumë

Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, tha për RTK se nga janari i këtij viti deri në prill të këtij viti,...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit