-4.2 C
Prizren
E martë, 25 Janar, 2022

Gastronomët kërkojnë lehtësim të masave, kërcënojnë me votë qeverinë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga qeveria e vendit që tu ndihmojë financiarisht ose tu lejoj të punojnë me orar të plotë. Nëpërmjet një reagimi thonë se vendimi i tyre për të votuar do të varët nga vendimet e pushtetit për këtë sektor.

“Rrjedhimisht, ose i hapni bizneset që nuk po lejohen të punojnë (klubet e natës dhe sallat e dasmave) në pajtushmëri me protokolet shëndetësore të bazuara në teknologji duke i lejuar vetëm të vaksinuarit dhe të pajisurit me dëshmi të futen brenda, ose të miratoni masa financiare për ti ndihmuar këto biznese të cilat fare nuk po punojnë!”, thuhet në reagim.

“Pra, PRESIM VENDIMIN TUAJ NESËR, DHE JU TREGOJMË VENDIMIN TONË ME 14 NËNTOR!”, thuhet në reagim.

Njoftimi i plotë:

PRESIM VENDIMIN TUAJ NESËR, DHE JU TREGOJMË VENDIMIN TONË ME 14 NËNTOR!

Rastet pozitive të COVID-19 janë për toke që më shumë se një muaj e gjysmë, ndërsa numri i të testuarve në raport me numrin e banorëve vazhdon që të jetë më i miri në rajon dhe ndër më të mirat në Evropë.

Gastronomia vazhdon të jetë e kufizuar në punën e saj me masa paradokse, ndërsa zhvillimet në vend, fatkeqësisht po shpërfaqin aplikim të standardeve të dyfishta nga ana e shtetit, të cilët po na thojnë që duhet të jemi të kujdesshëm nga mundësia që mund të na kërcënohet një valë e re epidemiologjike, gjersa fushatat dhe tubimet elektorale po vazhdojnë të mbahen pa kontroll dhe me grumbullime masive.

Qeveria fatkeqësisht është shumë e zënë me fushatat politike, gjersa nuk kemi asnjë strategji për ti ndihmuar bizneset të cilat po luftojnë përditë për ti mbajtur në punë më shumë se 30 mijë punëtorë, e aq më pak për ata të cilët vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur e që punuan shkurtimisht gjatë verës.

Pra, rastet për toke, Qeveria për toke, gastronomia për toke, strategjia për toke!

Rrjedhimisht, ose i hapni bizneset që nuk po lejohen të punojnë (klubet e natës dhe sallat e dasmave) në pajtushmëri me protokolet shëndetësore të bazuara në teknologji duke i lejuar vetëm të vaksinuarit dhe të pajisurit me dëshmi të futen brenda, ose të miratoni masa financiare për ti ndihmuar këto biznese të cilat fare nuk po punojnë!

Bizneseve të gastronomisë të ju zgjatet orari i muzikës në përputhje me atë të punës;

Të rritet kapaciteti i punës në hapësira të brendshme në shërbimet e HORECA-s;

Të hiqet ora policore, ose të mos ketë për personat e vaksinuar dhe ata që kanë dëshmi;

Të punojmë me strategji dhe eksperiencën me pandemi e kemi tash e 609 ditë, ndërsa punën që po e shohim në këtë drejtim po lë shumë për të dëshiruar!

Për fund, me pak fjalë po e shohim që duke u marrë me zgjedhje na keni harru neve, ato takimet që i kemi pasë me të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave nuk do të kenë ndikim përderisa kur duhet dhe mund të veproni, ju nuk bëni asgjë. Prandaj KUJDES SE JEMI SHUMË!

Pra, PRESIM VENDIMIN TUAJ NESËR, DHE JU TREGOJMË VENDIMIN TONË ME 14 NËNTOR!

Më Shumë

Në spitalin e Prizrenit po trajtohen 4 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor, Klinik, universitar i Kosovës ka njoftuar se 80 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv janë të shtrirë në klinikat për Covid në...

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen se mashtruan me viza pune në agjencinë e tyre të punësimit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, nga muaji qershor i vitit 2021 ka qenë duke hetuar një rast të mashtrimit nga një agjenci...

Qytetarët e Shqipërisë revoltohen pasi ju kërkohen 3 doza për të hyrë në Kosovë: Turp, 30 euro me u fut në tokën tonë

Për të dytën ditë me radhë dhjetra qytetarë të Shqipërisë janë duke u kthyer në kufi në Morinë të Kukësit për shkak të vendimit...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një person ka vdekur në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, i njëjti jetonte vetëm dhe është gjetur nga të afërmit pa shenja jete. Në vendin...

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevë janë të kalueshme përfshi edhe rrugët në vendbanimet malore. Të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatrat e Komunës...

Hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese, nga ora 22:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve

Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese kundër coronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt. Me...

IKSHPK: Vaksiohuni se Omicron po përhapet me intensitet të lartë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19. IKSHPK ka theksuar se varianti Omicron...

Një muaj paraburgim për dy prizrenasit, ua morën qytetarëve deri në 500 euro për t’i pajisur kinse me vizë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë ndaj të pandehurve H.B., dhe Z.D., për shkak të dyshimit të...

Masat e reja antiCOVID, dhjetëra qytetarë të Shqipërisë kthehen mbrapsht në Morinë

Një numër i madh udhëtarësh janë kthyer sot paradite në Morinë duke mos u lejuar të futen në Kosovë për shkak të rregullave të...

1840 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, Policia ka shqiptuar 1840 tiketa trafiku. Sipas raportit janë shkaktuar 32 aksidente trafiku me dëme materiale e...

Bill Gates paralajmëron për pandemi potencialisht shumë më të këqija se Covid-19

Ndërsa rastet me Covid-19 të nxitura nga varianti Omicron po rriten në të gjithë botën, Bill Gates ka paralajmëruar për pandemi më të këqija...

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Prizren lirohet nga akuza për korrupsion

 Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues për Isa Osmankaj, shef i Zyrës për Prokurim në Komunën e Prizrenit, i cili po akuzohej...

Porto kërkon të largojë mbrojtësin që gënjeu për moshën, Milan-i synon transferimin

Portugezët e Porto-s kërkojnë të largojnë nga skuadra e tyre mbrojtësin, Chancel Mbemba. Futbollisti afrikan ka gënjyer për moshën e tij, pasi nuk është...

Prizren, 92 nxënës dhe 10 mësimdhënës pozitivë me COVID-19

Virusi Covid-19 ka prekur  nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e instuticioneve arsimore në Prizren. Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj- Gutaj, thotë se sipas raporteve nga terreni...

Reshje të borës dhe ngrica nëpër rrugë, Policia e Kosovës ka një apel për vozitësit

Policia e Kosovës, pas reshjeve të borës u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes. Në komunikatën e...

Moti këtë javë: Reshje bore, ngrica dhe temperatura deri në -13 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot të ftohtë, raporton Express Në njoftimin e IHK-së bëhet...

Lajmet e Fundit