13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Malisheva pa dallime partiake ngritët në këmbë për Ekrem Kastratin

Qytetarë të shumtë anekënd Malishevës, pa dallim partie e bindje politike, me një tubim madhështor e një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, sonte i dhanë një përkrahje të madhe Ekrem Kastratit, kandidatit për kryetar komune nga Nisma Socialdemokrate.

Në këtë tubim, i pranishëm ishte edhe lideri i këtij subjekti, Fatmir Limaj, i cili tha se prezenca e qytetarëve tregon se ky nuk është tubim i Nismës por gjithë qytetarëve të Malishevës që kanë vendosur që Ekrem Kastratin ta votojnë më 14 nëntor.

“Malisheva ka ditur gjithmonë të bashkohet, pavarësisht garave momentale, kur do herë që kanë dashur ta fuqizojnë Malishevën janë bërë bashkë rreth së mirës, për ta ndalur të keqen dhe sonte jemi bashkë në këtë sallë pa dallim partie e bindje politike”, ka thënë ndër të tjera Limaj në këtë tubim.

“Ne këtu jemi bashkuar me vullnet dhe energji pozitive. Ne i kemi dhënë fuqi dhe respekt demokracisë në komunën tonë. Ekrem Kastratin ka vendos populli i Malishevës masovisht që të jetë i pari i komunës më 17 tetor. Ai nuk është më kandidat i Nismës, por kandidat i shumicës së qytetarëve të Malishevës. Sot, Ekremi ka një kundërkandidat që Malisheva i ka thënë jo, por ligji e ka mbajtur në lojë. Por, më 14 nëntor qytetarët e Malishevës do t’i thonë jo me votë dhe me ligj”, ka shtuar Limaj.

Më tutje, kreu i Nismës ka thënë se pazaret e individëve nuk mund ta deformojnë vullnetin e qytetarëve të Malishevës.

Në këtë tubim përmbyllës që sonte u mbajt në Malishevë, kandidati për kryetar Ekrem Kastrati, para shumë të pranishmëve ka kërkuar që më 14 nëntor të mos votojnë ata që përfaqësojnë të keqen, mjerimin dhe shkatërrimin e Malishevës, por të votojnë për Nismën Socialdemokrate me numër 119, sepse vetëm NISMA është ndryshimi dhe zhvillimi i Malishevës.

Gjithashtu, Ekrem Kastrati ka thënë se është i nderuar me përkrahjen masive të gjithë qytetarëve pa dallime partiake. Ai ka thënë se nga 14 nëntori do t’i shërbej pa dallim të gjithë qytetarëve të Malishevës me nderë e devotshmëri.

Në këtë tubim, votë masive për Ekrem Kastratin ka kërkuar edhe kryetari i degës së Nismës në Malishevë, Hajdin Berisha, i cili tha se Ekremi është alternativa më e mirë për Malishevën Urbane.

Më Shumë

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

U raportua për disa deponi ilegale të mbeturinave, Komuna e Suharekës bën rregullimin e tyre

Ditë më parë qytetarët e Komunës së Suharekës kishin dërguar në “Ndreqe.com” gjashtë ankesa për deponi ilegale të mbeturinave. Sipas një postimi në rrjetin social...

Lajmet e Fundit