3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Gastronomët kërkojnë t’iu falen dënimet për shkelje të masave, thonë se janë në gjendje të rëndë ekonomike

Përfaqësuesi i gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar që t’iu falen një pjesë e gjobave të shqiptuara për shkelje të rregullave kundër pandemis, duke thënë se janë në gjendje të vështirë ekonomike.

“Diku rreth 3.3 milionë janë ndarë për gastronomi dhe deri më sot ne i kemi marrë dënime mbi 6 milionë euro. Që i bie se as me subvencionim nuk mund t’i paguajmë. Të ndalet dora për dënimet dhe një pjesë e dënimeve të falen sepse jemi në gjendje të rëndë ekonomike”, deklaroi ai.

Kllokoqi ka thënë se tashmë numrat e rritur të të infektuarve me COVID-19 nuk është faj i tyre, por i fushatave zgjedhore, të mbajtura për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Më Shumë

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë...

Lajmet e Fundit