19.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Gjobitet punonjësi i shkollës në Prizren, nuk tregoi kujdes në matjen e temperaturës së nxënësëve (VIDEO)

Punonjësi i një shkolle fillore në Prizren u gjobit nga Inspeksioni për shkak që ua mati temperaturën pa treguar kujdes dhe pa u ndalur tek secili nxënës, transmeton KultPlus.

Rasti ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa sot drejtori i Inspeksionit në Prizren, Edon Muçaj, ka njoftuar se punonjësi i kësaj shkolle është dënuar me 200 euro gjobë.

Sipas tij, matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen nga COVID-19, është e rregulluar me Ligj.

“Matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e rregulluar me Ligjin antiCOVID andaj duhet zbatuar. Kësaj radhe gjobë mandatore si udhërrëfim që rastet e tjera të njejta të mos përsëriten!”, shkroi Muçaj në Facebook. / KultPlus.com

Më Shumë

Kurti: U pajtova që situata në Veri të qetësohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se në një telefonatë me kryediplomatin italian, Antonio Tajani, ka shprehur...

Djali raporton në policinë e Prizrenit se i është zhdukur baba

Një person është zhdukur në fshatin Lubiqevë të Prizrenit. Rasin në polici e ka raportuar djeli i të zhdukurit. Fsh. Lubiqevë, Prizren 26.05.2026-13:30. Me 27.05.2023 një...

Lajmet e Fundit