20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Gattuso prezantohet te Valencia

Tashmë edhe zyrtarisht, Gennaro Gattuso është prezantuar si trajner i klubit spanjoll, Valencia-s.

Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë klubi i Valencia-s, të cilët përmes një postimi në faqen e tyre i kanë dëshiruar mirëseardhje trajnerit italian.

Gattuso është i papunë që nga 23 maji i vitit të kaluar, kur u shkarkua në posti i trajnerit të Napolit.

 

Derisa më herët ai kishte udhëhequr edhe klubin ku kaloi thuajse gjithë karrierën e tij si futbollist, Milan-in.

Ndërsa gjatë karrierës së tij si trajner, 44 vjeçari ka drejtuar edhe Sion-in në Zvicër, Palermon dhe Pisa-n në Itali, si dhe OFI Crete në Greqi./Albanianpost.com

 

Më Shumë

The Guardian: Muriqi nga dhimbja me Kosovën te hero i Mallorcas ndaj Real Madridit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka marrë vëmendje të madhe nga mediumi prestigjioz “The Guardian” pas paraqitjes së tij vendimtare me RCD Mallorca kundër...

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në takim ishin të pranishëm, futbollistët e Kombëtares edhe...

Lajmet e Fundit