Gattuso vazhdon kontratën me Milanin

Në ditët në vazhdim do të vijë konfirmimi për rinovimin e kontratës së Gennaro Gattusos me “Rossonerët”.

Milani është duke kaluar në një periudhë shumë të mirë të rezultateve. Për këtë ecuri pozitive meritën më të madhe e ka trajneri Gattuso, i cili e ka sjellë ndryshimin e madh në skuadër.

Pikërisht ky i fundit po përgatitet tashmë për të rinovuar kontratën me Milanin, për ta zgjatur atë edhe për disa vite. Bashkëpunimi mes dy palëve pritet të zgjatet deri në vitin 2021, transmeton KosovaPress.

Sa i përket pagës, nga 120 mijë euro që përfitonte një vit më parë kur drejtonte ekipin të rinjtë e Milanit, tashmë do të kalojë në dy milionë euro plus bonuset, për të vijuar drejtimin e një ekipi të rilindur kuqezi përgjatë tre sezoneve të ardhshme.

Të mërkurën, ose më së shumti të enjten, do të vijë edhe zyrtarizimi për nënshkrimin e kontratës së re.

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit