Conte ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e PSG

Sezonin e ri mund ta nisë në një klub poashtu të ri.

Menaxheri i tanishëm i Chelsea, Antonio Conte, ka gjasë që të largohet drejt Paris Saint-Germain.

Italiani thuhet se ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e klubit nga Parc des Princes. Francezët janë duke provuar që ta bindin atë që t’u bashkohet këtë verë, shkruan Guardian, përcjell Klan Kosova.

PSG do që t’i ndajë rrugët me trajnerin Unai Emery me të përfunduar sezoni kur edhe i skadon kontrata.

Më i afërti që mund ta zëvendësojë atë në stolin e parisienëve është Conte – të cilin presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi e sheh si zëvendësuesin më të denjë.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit