29.8 C
Prizren
E diel, 11 Korrik, 2021

Gazeta Franceze në vitin 1904: Letërsia turke ka pësuar humbje të madhe me vdekjen e Sami Frashërit

Nga Aurenc Bebja

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 26 qershorit 1904, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vdekjen e Sami bej Frashërit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Turqi

Letërsia turke sapo ka pësuar një humbje shumë të madhe në personin e Shemsedin Sami Beut, publicistit dhe leksikografit të shquar, i cili vdiq këto ditë në Kostandinopojë, në moshën pesëdhjetë e katër vjeçare.

Me origjinë shqiptare, Sami Beu kishte marrë një arsim shumë të mirë, të cilin e kishte plotësuar me studime të forta personale. Përveç gjuhës amtare dhe turqishtes, ai e dinte mirë arabishten, persishten, greqishten e lashtë dhe modernen, si dhe më vonë frëngjishten dhe italishten.

Fillimet e tij në karrierën e letërsisë nisën rreth tridhjetë vite më parë. Ai ka botuar një numër të madh veprash dhe bashkëpunoi në disa gazeta dhe revista periodike në Kostandinopojë. Shkrimet e tij të të gjitha zhanreve, të një stili të qartë dhe të fuqishëm, tregojnë një mëndje të zgjuar, delikate dhe cilësore shumë e rrallë në Orient (Lindje) me vullnetin për të edukuar lexuesit.

Ndër veprat e tij të shumta, mund të përmendim veçanërisht fjalorin e tij frëngjisht-turqisht dhe turqisht-frëngjisht, një model në zhanrin e tij; “Kam’usul – Aalam”, enciklopedinë historike dhe gjeografike në gjashtë vëllime të mëdha; dhe, veçanërisht “Kam’usul – Turki”, fjalorin më të plotë turk deri tani në këtë gjuhë.

Me një natyrë të thjeshtë dhe jo shumë komunikues, Sami Beu jetonte i tërhequr në vilën e tij në Erenkeuy, në bregdetin aziatik të detit Marmara, afër Kostandinopojës, midis librave dhe fëmijëve të tij, të cilët i donte gjithashtu.  A. LEVAL / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1904-letersia-turke-sapo-ka-pesuar-nje-humbje-shume-te-madhe-me-vdekjen-e-sami-frasherit-publicistit-dhe-leksikografit-te-shquar-me-origjine-shqiptare/?fbclid=IwAR1bRp6UG11GNSQG7mrGd__YUKZpRrblWR6PESvrE4KiHgzuwq72SxND_2Q

 

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren, konfiskohet një pistoletë

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur ditën e enjte në një aheng në Prizren. Policia bën të ditur se ka dalë në...

Gjonaj të Hasit:Gjuan me armë në dasmë, ndërhyn policia

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një aheng familjar në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi i dyshuari A.T ka shtënë me armë zjarri. “Veprimet policore...

Shikohen disa CD lidhur me rastin e vrasjes në Suharekë

Murat Ademi, i akuzuar për vrasjen e tani të ndjerit Abedin Bytyqi më 6 tetor 2016, ka thënë se kufoma ishte në veturën e...

Kërcënohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Gëzim Shehu

Një person ka kërcënuar   gjyqtarin e Gjyaktës Themelore në Prizren, Gëzim Shehu. I dyshuar e ka kërcënuar gjyqtarin përmes telefonit dhe rrjetit social Facebook. Zëdhënësi i...

Rrehen mes vete katër persona në Malishevë

Një i dyshuar është arrestuar në Malishevë të premten, kjo pasi ishte i përfshirë në një rrahje me tre të dyshuar të tjerë. Në raportin...

Një nuse aspak e zakontë! Këngëtarja e famshme zgjedh fustan të shkurtër e çizme për ditën e saj të madhe

Gwen Stefani dhe Blake Shelton kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre. Një ditë më parë u përfol për dasmën e tyre, e cila...

Shkarkohet rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Tetaj

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj është shkarkuar sot nga detyra e tij. Përmes një njoftimi në faqen e Universitetit, është bërë...

73 vjet më parë, gratë për herë të parë u bënë pjesë e Forcave Ajrore në ShBA

Forca Ajrore Shtetet e Bashkuara më 8 korrik të vitit 1948, pranon rekrutet e para femra nëpërmjet një programi të quajtur Gratë në Forcat...

Posta e Kosovës e përkushtuar në ngritjen e të hyrave financiare

Fokusi kryesor i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës po del të jetë funksionaliteti dhe qëndrueshmëria e afarizmit të ndërmarrjes publike...

Ky është dyshimi për vdekjen e zyrtarit policor në Prizren

Zyrtari i Policisë së Kosovës në Prizren, Bafti Mehmeti, është gjetur pa shenja jete në fshatin Tupec të kësaj komune. I njëjti ishte punëtor...

Gazetari Thaçi: Opozita e ka një panik se fryma e Vetëvendosjes mund të jetë vendimmarrëse edhe në zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti në Kosovë, pritet të sjellin garë të ashpër politike në disa komuna. Qazim...

Duke frenuar lëndoi rëndë pasagjerin e dehur që ishte në pjesën e përparme të veturës, arrestohet shoferi 22-vjeçar në Prizren

Një 19-vjeçar i dehur në Prizren ka pësuar lëndime trupore pasi derisa ishte në pjesën e përparme të një veture, shoferi V.K kishte frenuar...

‘Alfabetarja e gjuhës shqipe’ dhe kontributi i Jani Vretos, Sami Frashërit e Pashko Vasës

“Alfabetarja e gjuhës shqipe” u botua me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, në Stamboll më 27 shkurt 1879. Për ta kuptuar...

Marrëveshje për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit...

Lumnije Rakaj zgjedhet kryetare  e Gruas  së PDK-së në Prizren

Lumnije Rakaj është zgjedhur kryetare  e Gruas  së PDK-së në Prizren. "Fuqizimi i gruas, ka qenë dhe do të jetë në vazhdimësi prioritet i Partisë...

Dy persona e rrahin me shkop besjbolli një qytetar në Malishevë

Një mosmarrëveshje që e kishin pasur të premten me një qytetar, dy persona kishin tentuar që ta “zgjidhnin” me shkop besjbolli, raporton Gazeta Sinjali. Burime...

Lajmet e Fundit