4.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Gazeta gjermane: Shpërbërja e BE-së vetëm çështje kohe

Përderisa kreditorët evropianë kanë arritur një marrëveshje me Greqinë, uniteti i shteteve të BE-së nuk është si më parë. BE-ja do të shpërbëhet, dhe “goditja e madhe”, është vetëm çështje kohe, ka shkruar e përditshmja gjermane Deutche Wirtschafts Nachrichten (DWN).

Ndërkaq shumë observues ndërkombëtar samitin e fundit të BE-së prej 17 orëve e kanë quajtur “turpërim të Greqisë”, transmeton Indeksonline.
Sipas DWN-së, ky është fundi i BE-së së mëparshme – si unitet politik, ku gëzonin besim të përbashkët dhe parime demokratike. Demokracia tani po bëhet një fenomen i margjinalizuar.

“Tani shtetet e fuqishme u japin ultimatume të varfërave në një mënyrë që nuk është parë asnjëherë”, shkruan DWN.
Sipas gazetës gjermane, politikat e imponuar ekonomike ndaj Greqisë do ta shkatërrojnë ekonominë greke edhe më shumë. Bankat greke do të kolapsojnë pjesërisht, dhe depozituesit do të humbin paratë e tyre. Politikat shtrënguese nuk kanë funksionuar tash pesë vite, dhe është e pamundur që të funksionojnë tani.
Pasojat për vendet e Eurozonës do të jenë dramatike. Paniku bankar brenda Greqisë, shumë shpejtë mund të shpërndahet nëpër bankat evropiane, që do të ishte i pakontrollueshëm, ka shkruar DWN.

Solidariteti në Evropë po humbet, së bashku me shtetet të cilat po realizojnë vetëm qëllimet e tyre vetjake. DWN ka shkruar edhe për krizën e emigrantëve që ka goditur Evropën, duke thënë se ky është dështimi i radhës për Evropën.
Si përfundim, DWN ka shkruar se Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, e kanë shndërruar BE-në në një strukturë që nuk mbahet më nga besimi i ndërsjellë, por nga frika.

Më Shumë

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Rrahman Perteshi – Punëtori më i dalluar i vitit

Presidenti i KBF Bashkimit, Rrahman Perteshi, është nderuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës me çmimin prestigjioz “Punëtori më i Dalluar i Vitit”, si...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit