5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Gërmizaj: Konkursi për mësimdhënës, në përputhje me ligjin

Drejtori i Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj tha se konkursi i fundit për mësimdhënës ka qenë në përputhje me ligjin.

Ai, ka hedhur poshtë zërat për parregullsi.

“Lidhur me zërat rreth konkursit të fundit në DKA, ndjej për obligim t’ju njoftoj se konkursi ka qenë në përputhje me ligjin e arsimit parauniversitar 04/L 032 si dhe udhëzimin administrativ 07/2017”, shkruan Gërmizaj në “Facebook”.

“Për të hequr dilemat kam kërkuar opinionin edhe nga ministritë MASHT dhe MPMS nga ku kam marrë mendime pozitive” .

“I përkushtuar si drejtor i DKA -së që të filloj viti shkollor, kam bërë të pamundshmen në bashkëpunim me zyrtarët e DKA-së dhe drejtorët e shkollave që ky vit shkollor të fillojë sa më mirë që është e mundur”, shkruan Gërmizaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Peja 03 finaliste në Ligën Unike për femra

Peja 03 është finalistja e parë e Ligës Unike e basketbollit për femra për edicionin 2026, pasi në gjysmëfinale mposhti Tiranën me rezultat 86:78,...

Liria në disiplinore për parregullsitë në ndeshje ndaj Vushtrrisë

Klubit të Lirisë i janë hapur disa procedura disiplinore të cilat shpejt pritet të marrin verdiktin përfundimtar nga Komisioni Disiplibor dhe i Etikës i...

Lajmet e Fundit