12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Gerrard: Kamberi mund të lërë gjurmë ndaj Bragës

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard nuk ka dyshime se Florian Kamberi mund të lërë shenjë edhe në sfidën e Europa League ndaj Bragës.

Pas supergolit të shënuar në fundjavë, ish-mesfushori i njohur beson se lojtari i kombëtares sonë mund të bëjë paraqitje të shkëlqyera këtë sezon.

“Është një nga më të spikaturit. Unë doja të hidhja në fushë që nga fillimi të dielën, por sigurisht që kishte rrezikun që të luante gjithë ndeshjen dhe të mos ishte i freskët të mërkurën. Por kur kaluam në disavantazh më duhej të ndryshoja lojën dhe e aktivizova. Mendoj se ai ishte absolutisht i jashtëzakonshëm. Do të jetë një tjetër tip ndeshje, ku duhet të jetë më altruistë, të luftojë më shumë dhe të sakrifikojë për skuadrën. Nëse ai gjen një mundësi e dimë se mund të jetë një rrezik për të shënuar, për ne kjo është nj gjë shumë pozitive. Në fundjavë mori fatet e ndeshjes dhe të gjithë duhet të flisnin për Kamberin”, deklaroi Gerrard.

Më Shumë

Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të tjera...

Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat...

Lajmet e Fundit