15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Gërvalla arsyeton largimin e ambasadorëve me reformimin diplomatik

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se lirimi nga detyra e 12 ambasadorëve u bë me arsyen e reformimit të shërbimit diplomatik.

Ajo ka thënë se vendimi u mor nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në konsultim me kryeministrin dhe i kanë propozuar presidentes Osmani të miratojë dekretet për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik i të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht.

“Lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikë është bërë në frymën e programit të miratuar qeveritar, i cili parasheh reformimin e shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës dhe respektimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ligjit për shërbimin e jashtëm të Kosovës”, ka thënë ajo përmes një videoje të lëshuar në Facebook.

“Ky vendim ndër të tjera krijon hapësirën e domosdoshme për përmbushjen e obligimit ligjor që së paku 50 për qind e emërimeve të ambasadorëve dhe drejtuesve të misioneve të jenë nga anëtarë të shërbimit të jashtëm të Kosovës”.

Gërvalla ka thënë se ky vendim do të pasohet nga vendime tjera në nivelin strukturor të ministrisë dhe do të mbështetet nga legjislacioni i ri, i cili do të ristrukturojë shërbimin diplomatik sipas standardeve ndërkombëtare.

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Lajmet e Fundit