Gërxhaliu: Është çështje urgjente miratimi i buxhetit për vitin 2020

Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se është çështje urgjente të miratohet buxheti i vitit 2020.

“Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë çdo gjë për të miratuar buxhetin e vitit 2020, edhe nëse nuk krijohet qeveria e re”, i tha ai sot RTK-së.

Sipas tij tani Kuvendi i Kosovës është konstituuar dhe kjo jep mundësi që të dilet nga bllokada e cila mund të ketë pasoja të rënda.

“Nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020, më së shumti do të dëmtohen bizneset e vendit, të cilat do të duhet të marrin kredi në banka”, tha ai.

Gërxhaliu vlerësoi se buxheti i vitit duhet të orientohet në zhvillim.

“Sektori privat do të pësojë më së shumti nga mungesa e miratimit të buxhetit të Kosovës dhe se bankat në Kosovë do të jenë përfituese në këtë situatë sepse bizneset do duhet të hyjnë në kredi të shumta për të operuar pasi, siç dihet sektori private është shtyllë kryesore e ekonomisë së Kosovës” tha ai.

Kosova ka miratuar vetëm kornizën afatmesme të shpenzimeve 2020–2023, e cila paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të duhej të hartohej buxheti vjetor për vitin 2020. Sipas kësaj kornize, buxheti i Kosovës parashihet të jetë rreth 2.4 miliardë euro.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit