10.4 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Gjashtë persona të lënduar nga një aksident në Suharekë

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, që ka ndodhur në fshatin Grejkoc të Suharekës.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur të shtunën, ndërkaq të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor e më pas janë liruar nga qendra shëndetësore në Suharekë.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

Më Shumë

Lajmet e Fundit