9.8 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Prizren, një në Prishtinë, një në Podujevë, një rast në Shirokë të Suharekës dhe një në Malishevë.

Lidhur me këto raste, Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar.Në Prishtinë një burrë është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një grua e cila si pasojë ka marrë lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:45.Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Në Podujevë një grua ka raportuar në Polici se një person i dyshuar ka tentuar ta sulmoj me një mjet.Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se është me probleme mendore.

“I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në QKUK repartin e Psikiatrisë për tretman mjekësor”- ka njoftuar Policia.Në Prizren një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:50.I dyshuari me vendim të prokurorit është ndërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.Ndërsa, një grua në fshatin Shirokë të Suharekës ka pranuar tretman mjekësor pasi e njëjta dyshohet se u sulmua nga një grua.Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:11.Sipas Policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Prizren.

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se i ka shkaktuar dhunë një gruaje, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.Ndërsa, në Malishevë një burrë është arrestuar pasi dyshohet që në ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua.Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:23.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

KK-ja në Suharekë zhvillon takimin e parë për këtë vit, miraton vendime të rëndësishme

Komiteti për Komunitete (KK) në Suharekë ka mbajtur sot takimin e parë për vitin 2025, duke shqyrtuar një rend dite me disa pika kyçe. Sipas...

Moti sot i vranët, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel do të mbizotërojë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale...

Lajmet e Fundit