8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Gjashtë vende të Bashkimit Evropian nuk pranojnë refugjatë afganë

Të paktën gjashtë vende të BE -së këmbëngulin se kthimi refgjatëve përsëri në Afganistan të vazhdojë pavarësisht sulmeve të talebanëve.

Austria, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Greqia dhe Holanda i shkruan Komisionit Evropian duke pretenduar se ndalimi i kthimit të tyre dërgon sinjal të gabuar dhe ka të ngjarë të motivojë edhe më shumë qytetarë afganë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe t’i drejtohen BE-së.

Adalbert Jahnz, zëdhënësi i Komisionit për çështjet e brendshme shpjegoi se i takon secilit shtet anëtar të bëjë një vlerësim individual nëse pranimi i refugjatëve është i mundur, shkruan Euroneës.

“Por, nuk është diçka që BE -ja e rregullon në mënyrë specifike,” shtoi ai.

Thirrja e gjashtë shteteve anëtare vjen një javë pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje autoriteteve austriake të mos bëjë dëbimin e një shtetasi afgan deri në fund të gushtit për shkak të rrezikut të kanosur.

Më Shumë

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa...

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas...

Lajmet e Fundit