Gjendet i vdekur një person në Nashec të Prizrenit

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e hënë në fshatin Nashec të Prizrenit.

Policia njofton se viktima mashkull është gjetur në rrugë, ku pranë tij është gjetur edhe një pushkë gjuetie, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku dhe është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një gëzhojë, katër sfera metalike dhe një telefon celular”, thuhet në raporton e Policisë së Kosovë.

Në raport tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit