11.7 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Gjendja me pandeminë në shkollat e Prizrenit

Që nga fillimi i vitit të ri shkollor në shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Prizrenit 44 mësimdhënës, 3 punëtorë ndihmës dhe 5 nxënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi.

Deri më tani asnjë nga shkollat në këtë komunë nuk ka kaluar plotësisht në mësimin në distancë, ndërsa vetëm katër klasë kanë mësuar nga shtëpia për 14 ditë.

 

“36 shkolla (SHFMU) sipas skenarit (planit)  A,  12 shkolla sipas skenarit (planit)  B,  3 shkolla sipas skenarit (planit) A+B. Po ashtu ju njoftojmë se dy gjimnazet, dhe shkolla e muzikës  punojnë me skenarin –Planin  A ,kurse Shkolla e larte e mesme Ekonomike punon sipas  skenarit –Planit A+B”, ka thënë Thaçi Vezgishi.

 

Në shkollat e komunës së Prizrenit mësojnë 26823 nxënës,  ndërsa mësimdhënës janë 2256.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.

Më Shumë

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit