-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Gjenerali rus në Zaporizhia: Oficerët e lartë kanë tradhtuar ushtarët që po luftojnë në Ukrainë

Një kritikë e rëndë publike ndaj lidershipit ushtarak të Rusisë vjen nga një gjeneral tre javë pas rebelimit të Wagnerit, duke folur për pakënaqësi të vazhdueshme brenda ushtrisë ruse.

Gjenerali Ivan Popov ishte komandanti i Ushtrisë së 58-të, e cila po lufton në rajonin jugor të Zaporizhia. Në një mesazh zanor, gjenerali Popov tha se ngriti pyetje rreth numrit të lartë viktimave dhe mungesës së armëve.

“Ishte e nevojshme ose të heshtja dhe të tregohesha frikacak ose ta tregoja ashtu siç është”, tha ai.

Ndër çështjet që gjenerali Popov tha se ai raportoi tek eprorët e tij ishte mungesa e sistemeve adekuate kundërajrore për të ndihmuar në zmbrapsjen e sulmeve të ukrainase, si dhe mungesa e inteligjencës ushtarake.

Komandanti tha se shkarkimi i tij u kërkua nga komandantët e lartë, të cilët ai i akuzoi për tradhti, dhe miratuar nga ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Blogerët ushtarakë rusë raportuan se urdhri për shkarkimin e gjeneralit Popov erdhi nga kreu i forcave të armatosura ruse, gjenerali Valery Gerasimov.

Ata thanë se gjenerali Gerasimov akuzoi gjeneralin Popov për “shantazhimin e zyrtarëve të lartë”.

“Udhëheqësit e lartë me sa duket ndien një lloj rreziku nga unë dhe më shkarkuan në vetëm një ditë,” tha gjenerali Popov.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar ende për shkarkimin e gjeneralit Popov.

Më Shumë

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

41 aksidente e mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

41 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 25...

Lajmet e Fundit