13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Gjeografi Isufi thotë se demarkimi i kufirit me Serbinë do të jetë problem i madh për ekspertët

Demarkimi i kufirit të Kosovës me Serbinë do të jetë problem shumë i madh për ekspertët, tha në një intervistë për Ekonomia Online, gjeografi Florim Isufi.

Ai thotë se edhe nëse në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të dyja palët pajtohen për ndryshime apo korrigjim kufijsh, shënjimi i vijës kufitare do të jetë shumë problem në terren.

“Meqenëse me Serbinë po planifikohet me qenë një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët, marrëveshje e cila nuk sqaron se a ka të bëjë diçka me ndërrimin e kufijve apo jo, apo korrigjimin e kufijve, atëherë do të jetë një problem shumë i madh. Nëse ajo marrëveshje vjen e gatshme dhe që të dyja palët e pranojnë atë marrëveshje si të gatshme, atëherë është puna e ekspertëve në terren se kah të anojnë më tepër dhe si t’i tërheqin ato vija”, ka thënë Isufi në këtë intervistë.

Ai thotë se për këtë çështje ka paralajmëruar edhe tri vjet më parë, duke shtuar se nuk është marrë seriozisht nga askush.

Isufi, që ditë më parë dha dorëheqjen nga Komisioni Shtetërorë për shënjimit e vijës me Malin e Zi, parasheh vështirësi të arritjes së një marrëveshjeje nëse ajo nuk vije e gatshme nga jashtë.

“Nëse një marrëveshje e tillë i mbetet të dyja palëve dhe të dyja palët fillojnë të insistojnë me ndryshim dhe me modifikim të kufijve, me të vërtetë do të jetë një problem shumë i madh. Këtë e kam thënë edhe para 3 viteve, atëherë askush nuk e ka marrë parasysh, por e kam ditur që nëse vjen në një situatë të tillë, do të ketë probleme shumë të mëdha”, shtoi ai.

Për Kosovën problem mbetet mospërcaktimi i kufirit me Malin e Zi. Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me të marrë detyrën në nëntor të 2017 kishte shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e kishte profesorin Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Me 16 shkurt të vitit 2018 Kosova dhe Mali i Zi janë marrë vesh për rishikimin e marrëveshjes përmes një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq.

Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin me 21 mars të viti 2018, marrëveshje kjo që ishte caktuar nga Bashkimi Evropian si kusht për heqjen e vizave.

Më Shumë

Zhegrova nonimohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez. Ai është...

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Lajmet e Fundit