“Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për akademikun Aleksandar Stip?evi?

SkenderbeuDekorimi

Akademiku Aleksandar Stip?evi? është dekoruar dje nga Presidenti Bujar Nishani me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ilirologut të njohur me përmasa botërore, arbëreshit nga Arbanasi-Zare (Kroaci), akademikun dekorata iu dorëzua nga sekretari i përgjithshëm i institucionit të Presidentit, Florjan Nuri dhe Këshilltari i Presidentit për Rajonin, Flamur Gashi.

Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb ku ishin të pranishëm personalitete të shquara të komunitetit shqiptar, si dhe Ambasadorja e Kosovës, Shkëndije Geci-Sherifi dhe mikpritësi, Ambasadori i Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Melo, prof. Zef Mirdita etj.

Në ceremoninë zyrtare të dekorimit morën pjesë tre djemtë e profesorit si dhe zonja Stip?evi?. Në fjalën e saj, zonja Stip?evi? tha se “Para dy ditësh e lajmërova në spital Shandrin (Aleksandrin) për dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“, dhe ai me lot në sy më tha: “Sa krenar do të ndihen me mua edhe në Shqipëri, tani arbanasit e mi …”

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Lajmet e Fundit