7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Gjermania filloi sot vaksinimin kundër Covid-19

Nga radio shtetrore gjermane DW-

Në të gjithë Gjermaninë filloi sot (27.12) vaksinimi. Të shtunën vaksina u shpërnda në qendrat e vaksinimit në lande. Vëmendje do t‘i kushtohet sidomos regjistrimit të efekteve të mundshme anësore.

Federata shpërndau disa dhjetëra mijëra doza vaksine të firmës BioNTech në rreth 27 qendra magazinimi në landet gjermane. Nga aty vaksina, sipas planifikimit, dërgohet në qendrat e vaksinimit që filluan sot me vaksinimin. Së pari do të vaksinohen personat mbi moshën 80 vjeç, forcat e kujdesit shëndetësor dhe sidomos personeli i rrezikuar në spitale.

Spahn: Deri në verë „oferta e vaksinimit” do të jetë gati për të gjithë qytetarët.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, është shprehur më parë për vështirësi në furnizimin me vaksinën. „Në fillim do të ketë ngecje”, ka thënë ai. Deri në fund të marsit do duhet të jenë në dispozicion 12 milionë doza vaksine. Për shkak se vaksina duhet të jepet dy herë, pritet vaksinimi i një numri nga 5,5 milionë deri në 6 milione vetë në Gjermani.

Spahn është i mendimit, se deri në verë për të gjithë qytetarët në Gjermani do jetë e mundur „oferta e vaksinimit”, për sa kohë që edhe vaksina të tjera marrin lejen e përdorimit. Krahas vaksinës së BioNTech dhe Pfizer, rol luan edhe vaksina e koncernit amerikan, Moderna, për lejimin e së cilës Agjencia Europiane e Medikamenteve EMA, pritet të vendosë më 6 janar.

 

Më Shumë

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lajmet e Fundit