4.8 C
Prizren
E diel, 27 Nëntor, 2022

Gjermania pezullon kërkimet për gjetjen e 1,2 milionë të zhdukurve të Luftës së Dytë Botërore

Gjermania vendosi të ndërpresë në 2023 kërkimet për gjetjen e trupave të 1,2 milionë personave që rezultojnë të zhdukur prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, njoftoi sot Kryqi i Kuq gjerman.

“Nuk do të mundemi të nxjerrin në dritë fatin e 1,2 milionë personave”, tha për median, Thomas Huber i cili drejton shërbimin e kërkimeve të Kryqit të Kuq gjerman.

Këto shërbime së bashku me Ministrinë e Brendshme gjermane ranë dakord për t’i dhënë fund përpjekjeve për gjetjen e personave të zhdukur në 2023, ose 78 vite pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, sipas së njëjtit burim.

Sipas Kryqit të Kuq, rreth 9000 kërkesa të depozituara nga pasardhësit e të zhdukurve, vijojnë ende në 2016 dhe rreth 40 % e këtyre rasteve janë zbardhur. Shërbimi po kryen në këtë drejtim hulumtime të thelluara në arkivat gjermane të ruajtura nga lufta dhe atyre të trashëguara nga Bashkimi Sovjetik dhe ish-Gjermania Lindore komuniste.

Në 2010, Kryqi i Kuq ia doli mbanë të bashkojë dy vëllezër.

“Për shumë të afërm, kjo mbetet ende një çështje e pazgjidhur në lidhje me pemën e tyre gjenealogjike dhe ne do të vijojmë konsultimin e këtyre dosjeve”, pohoi ai.

I themeluar pak pas Luftës, shërbimi i kërkimit të Kryqit të Kuq gjerman nisi procedurat për gjetjen e 20 milionë personave, ushtarakë të vdekur apo të burgosur, kryesisht në Bashkimin Evropian por gjithashtu civilë të marrë në valën e Luftës.

Më Shumë

Mot i vranët dhe me riga lokale shiu

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot i ngjashëm me të martën, vranët dhe me riga lokale shiu. Por, ndryshe nga dje, Instituti Hidrometeorologjik i...

Ambasadori gjerman merrë pjesë në ceremoninë e fillimit të restaurimit të “Qendrës Kulturore Hebraike”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka përgëzuar  Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për restaurimin e “Qendrës Hebraike Kulturore” në Prizren. Ai,...

Lajmet e Fundit