Gjimnazi “Loyola” fillon me sukses vitin e ri shkollor

Përmes një ceremonie solemne të organizuar në amfiteatrin e gjimnazit “Loyola” në Prizren, ku ishin të pranishëm prindër të nxënësve, mësimdhënësit dhe edukatorët, është shënuar fillimi i vitit të ri shkollor 2019-2020.

Të pranishmëve, në fillim u ka dëshiruar mirëseardhje kryetari i bordit të shkollës dhe drejtor i përgjithshëm i ALG-së, Fadil Hamzaj, i cili nënvizoi edhe praninë e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai u dëshiroi nxënësve dhe mësimdhënësve suksese në këtë vit dhe rezultate të larta në mësime.

Po ashtu, një fjalë rasti e mbajti edhe  Alfons Tentrup, anëtar i Shoqërisë Bartëse të ALG-së, i cili para të pranishmëve theksoi se “Loyola” ka vijuar ta ketë edhe më tej besimin e prindërve në misionin e saj të shkollimit dhe të edukimit të gjeneratave të reja.

Ai tha se “Loyola” me përkushtim do të vijojë edhe në ta ardhmen misionin e saj në të gjitha nivelet e shkollimit, duke përfshirë edhe Shkollën e Lartë Profesionale “Loyola”

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit