Gjimnazi “Loyola” kremton Ditën e Pavarësisë me një program kuluturor e artistik

Gjimnazi „Loyola“ në Prizren, me një progam të pasur me këngë, valle e recitime ka festuar sot 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Poashtu, për të pranishmit u shfaq një film i shkurtër dokumentar, me qëllim të rritjes së shkallës së ndjeshmërisë të të rinjve për të shmangur veprimet e dëmshme që pengojnë shtetndërtimin dhe për të rritur shkallën e përgjegjësisë sonë për punët me vlerë në dobi të vendit tonë.

Drejtori ekzekutiv i Gjimnazit “Loyola”, dr. Axel Bödefeld SJ, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për këtë ditë të madhe për Kosovën dhe i ka inkurajuar ata që ta ushqejnë shpirtin dhe mendimin kreativ, duke pasur mendime individuale për fenomene dhe dukuri që e shqetësojnë shoqërinë tonë./E.S./

Më Shumë

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit