Gjimnazistët kosovarë, të dytët në botë

Nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi” të cilët përfaqësuan Kosovën; Blerim Jashari, Besfort Hashani, Mirsad Zejnullahu dhe Enes Thaçi janë katër “shkencëtarët” kosovarë që kanë marrë dy medalje argjendi (çmimi i dytë) në Olimpiadën Ndërkombëtare “I SWEEEP-2015”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme.

Ata morën dy medalje argjendi me dy projektet shkencore “Pastrimi i ujërave të ndotura nga metalet e rënda dhe bakteriet me anë të membranave” dhe “Prodhimi i një plehu natyral nga përzierja e kërcellit të lulediellit të djegur me bohçat e pishës”.

Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Ishin 2305 projekte shkencore prej së cilave u zgjodhën 393 projekte finaliste. Me 68 shtete nga gjithë bota dhe mbi 40 shtete nga SHBA të cilat garuan në finale, Gjimnazistët Kosovarë arritën të konkurojnë me botën e të marrin dy medalje argjendi.

Pavarësisht moshës fare të re, ata kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë dhe profesionalizmin e treguar në përgatitjen dhe zhvillimin e projektit.

Suksesi në Gjimnazin “Hasan Nahi” po kthehet në traditë. Vitin e kaluar nxënësit e këtij Gjimnazi u kthyen nga SHBA me medalje bronzi, ndërsa këtë vit fituan dy medalje argjendi. Ky është dhe fryt i punës së madhe të bërë nga arsimtarët dhe nxënësit të cilët punuan rreth pesë muaj në laboratorët e shkollës dhe laboratorin e katedrës Kimi-Fizikë të universitetit të Prishtinës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit