18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Ish të burgosurit politik, dënojnë dhunën në Kumanovë

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës, kërkon zbardhjen e të së vërtetës dhe pa e prejudikuar atë, dënon dhunën evidente brutale policore të ushtruar kundër qytetarëve.

“Duke shprehur dhembjen e shqetësimine madh të ish të burgosurve politikë të Kosovës, ashtu si edhe të gjithë opinionit të gjerë lidhur me zhvillimet e fundit në Kumanovë dhe rrethinë, Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës, kërkon zbardhjen e të së vërtetës dhe pa e prejudikuar atë, dënon dhunën evidente brutale policore të ushtruar kundër qytetarëve dhe familjeve shqiptare, në kundërshtim flagrant me aktet ndërkombëtare për të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut”, thuhet ne reagim.

“Në mënyrë të veçantë, dënojmë harangen shoviniste kundër familjeve dhe qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur, arrestimet, burgosjet dhe keqtrajtimet e egra e të pajustifikueshme, madje edhe të fëmijeve, grave dhe të moshuarëve, duke mbjellë midis popullatës së atjeshme, atmosferën e frikës, panikut dhe braktisjes së vatrave të tyre shekullore”.

“Mënyra, hapur armiqësore e antishqiptare e krijimit të planifikuar të sistuatës konfliktuoze në atë zonë dhe pastaj provokimi dhe ndërhyrje brutale e eskadroneve policoro-ushtarake maqedonase, në kontekstin aktual politik e historik të brendshëm e të jashtëm si dhe në krizën e rëndë politike e institucionale në të cilën është mbërthyer Maqedonia dhe udhëheqja e saj politike, shton dyshimet se e gjithë kjo dramë e rrezikshme të jetë inskenim monstruoz i drejtëpërdrejtë ose i tërthortë i kreut të komprometuar e të dekompozuar politk të Maqedonisë, në funksion të interesave aktuale politike dhe synimeve aftagjate shoviniste për deshqiptarizimi e Kumanovës dhe rrethinës së saj ashtu siç është vepruar në mënyrë të planifikiar, sistematike e institucionale me Shkupin me rrethinë dhe vise tjera shqiptare të shkombëtarizuara, në Maqedoni”.

“Duke u thirrur në dispozitat e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, sipas të cilave: “Asnjeri nuk duhet t’i ne?nshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.”(neni 9), dhe: “Asnjeri nuk duhet t’i ne?nshtrohet nde?rhyrjes arbitrare ne? jete?n, familjen, banese?n ose korrespondence?n vetjake, si dhe sulmeve kunde?r nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka te? drejte?n te? mbrohet nga ligji kunde?r nde?rhyrjeve ose sulmeve te? tilla.”( neni 12), Shoqata e Ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon nga opinioni demokratik e paqedashës brenda në Maqedoni dhe jashtë saj që të ngre zërin e protestës kundër fushatës shtetërore antishqiptare në Maqedoni, dhe të shfrytëzojë të gjithë ndikimin e tyre të drejtëpërdrejtë e të tërthortë për lirimin e të burgosurve të pafajshëm dhe përballjen me drejtësinë të urdhërdhënësve dhe përgjegjësve për dhunën e ushtruar policore”.

“Duk shprehur ngushllimet dhe bashkëdhembjen për viktimat e pafajshme si dhe solidaritetin me popullatën e dëmtuar e të rrezikuar në këtë pjesë të hapësirës shqiptare në Maqedoni dhe kauzën e tyre të drejtë, Shoqata e ish të Burgosurve Politike e Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të burgosur pa të drejtë dhe fton qeveritë shqiptare që të ngriten në nivelin e përgjegjësisë kushtetuese që kanë”.

“Shoqata fton edhe qeveritë e vendeve mike, qendrat evropiane e nderkombetare të vendosjes dhe mekanizmave të diplomacisè preventive që mos qendrojne indiferentë ndaj zhvillimeve të rrezikshme në këtë pjesë të Ballkanit. Shoqata fton ish të burgosurit politikë në Maqedoni, bashkëvujatësit dhe bashkudhëtarët e rrugëtimit të lirisë, që të shfrytezojnë influencën e tyre pozitive në funksion të angazhimit të përbashkuar, të vendosur, të pjekur, të menduar mirë, të matur e konstruktiv, për tejkalimin e situatës së krijuar, parandalimin e luftës vëllavrasëse, eliminimin e shkaqeve që prodhojnë situata të tilla dhe krijimin e parakushteve për zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme e me mjete politike të çështjeve të trashëguara, të regjeneruara e ende të pazgjidhura politike”.

“Zgjidhjet e drejta mundësojnë paqe të qëndrueshme, kurse paqja e mirëfilltë është në interes të të gjithëve dhe të ardhmes së përbashkët evropiane”.

Më Shumë

Interesim i madh për t`u regjistruar në Prizren

Një ditë para përmbylljes së procesit të Regjistrimit të Popullsisë, në Prizren ka interesim shumë të madh të qytetarëve për t`u regjistruar.   Në ndërtesën e...

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës. Mehmet...

Lajmet e Fundit