3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Gjithçka gati për fillimin e procesit të ri mësimor

Më 1 shtator do të fillojë mësimi pothuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, me përjashtim të gjashtë shkollave, të cilat janë duke u rinovuar.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, konfirmuan për Radio Kosovën, se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe shpërndarja e teksteve ka shkuar sipas planit dinamik nëpër drejtoritë komunale të arsimit.

Ministria e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2015/2016, që do të fillojë më 1 shtator. Këshilltari në Ministrinë e Arsimit, Azem Guri, tha për Radio Kosovën, se përgjegjësitë janë të ndara për drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa Ministria, ka përgatitur të gjitha udhëzimet administrative për këtë vit shkollor.

“Ne si Ministri e Arsimit kemi përgatitur udhëzimin administrativ, i cili përcakton kalendarin shkollor 2015/2016. Njëkohësisht kemi përgatitur edhe udhëzimet administrative gjegjësisht normativin për shkollat profesionale dhe për arsimin e përgjithshëm, pastaj edhe udhëzimin administrativ të cilin e marrin DKA-të për zbatimin e kontratës së përgjithshme për mësimdhënës. Ajo që është me rëndësi është se shpërndarja e teksteve shkollore është në përfundim në mënyrë që më 1 shtator të gjithë nxënësit të pajisen me tekste shkollore”, ka theksuar Guri.

Këshilltari Guri, bëri të ditur se në gjashtë shkolla mësimi nuk do të fillojë më 1 shtator, pasi ato janë ende duke u rinovuar. Ai tha se orët e humbura për shkak të punimeve do të zëvendësohen në të ardhmen.

“Janë katër shkolla në Drenas, një në Pejë dhe një Kaçanik, që do të thotë se pritet që gjatë javës së ardhshme të përfundojnë punimet, në mënyrë që të fillojë procesi edukativo arsimor. Por, pavarësisht se sa do zgjasin punimet, drejtoritë komunale të arsimit në bashkëpunim me shkollat janë të obliguar që këto ditë të cilat nuk mbahet mësim t’i zëvendësojnë”, ka shtuar Guri.

Sikurse edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit, tekstet shkollore do jepen falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-rë deri në të 9-tën. Shpërndarja e teksteve ka shkuar sipas planit dinamik nëpër të gjitha drejtoritë komunale të arsimit.

Më Shumë

Selman Sokoli, kandidati i Vetëvendosjes që duhet të votohet për deputet në zgjedhje e 28 dhjetorit

Selman Sokoli është kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 109. Ai vjen nga...

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Lajmet e Fundit