16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Gjuajtje me armë zjarri në oborrin e një qytetari në Mushtisht, 58 vjeçari shkon t’i ‘qërojë hesapet’

Mbrëmë, një person është kërcënuar me armë zjarri në lagjen “Baqec ” të Mushtishtit të Suharekës, si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte me një 58-vjeçar për disa punime në shtëpi.

Rasti ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës, ku i dyshuari ka vendosur t’i qërojë hesapet për punët që ishin marrë vesh para një viti.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga denoncimi i viktimës në stacion policor, i cili i shqetësuar dhe frikësuar se mund t’i ndodhë diçka, vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pasi viktima, sipas të dyshuarit nuk i kishte realizuar disa punime në bazë të marrëveshjes që kishin arritur në vitin 2021. Kjo e bëri atë që t’i shkojë 53-vjeçarit në shtëpi për t’i kërkuar llogari.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, burri 53-vjeçar ka deklaruar se ka qenë në shtëpi kur i dyshuari ia zuri derën dhe pas një fjalosje, situata eskaloi dhe ai nxori armën, me ç’rast ka shtënë në ajër.

 

 

Përballë kanosjes serioze, ai vendosi ta raportojë rastin dhe menjëherë një njësi policore është vënë në veprim dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur prova që dëshmojnë të shtënat me armë.

Njësia e Hetimeve, gjatë ekzaminimit të vendit ku ndodhi rasti ka sekuestruar një gëzhojë, teksa i dyshuari është dorëzuar para Policisë, duke ua dhënë vetë armën me të cilën gjuajti, e cila më pas po ashtu është sekuestruar.

Me t’u dërguar në stacion policor, i njëjti është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe ngarkohet me veprat “Përdorim i paautorizuar i armës, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Kanosje me armë zjarri”./Gazeta Sinjali

Më Shumë

Koha dritëplotë

Sahit F. Osmani Koha dritëplotë thellësive të errta shkreptin komunikon me të robëruarit me zërin e dritës u shtrinë dorën që të marrin çelsat e shpëtimit të çlirohen...

Dëmtohet vendpikniku në Nashecë

Fshati Nashec i Prizrenit, në vitin 2021  u pasurua me një hapësirë rekreative e gjelbëruese, duke plotësuar kështu kërkesën dhe dëshirën e banorëve të...

Lajmet e Fundit