11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Gjuha artificiale e Rahovecit

“A po lidhim na bes se ma kur mos me fol rahovecjançen?”

“Bravo profa, tako je! (Të lumtë profesor! Ashtu është!”

Ky rrëfim përmbledh përpjekjen për arritjen e një “’pakti’ për të mos folur më në gjuhën rahovecjançe”, përshkruan profesori universitar, Fridrik Dulaj, në librin e tij “E folmja e Rahovecit me rrethinë”, shkruan sot Koha Ditore.

Dulaj përshkruan edhe një rrëfim tjetër për vështirësitë e një bashkëbiseduesi për të shprehur në shqip ndjenjat e tij. Vështirësinë për gjetjen e fjalëve të duhura shqipe të folësit rahovecian i krahason me ato të arbëreshëve.

“Kur po flej, un po shohi andren shqip, edhe kur po mendoj, po mendoj shqip. E kur po foli po perzi her shqip her gjuhen rahovecjançen”, përshkruan Dulaj konkludimin e folësit, teksa e analizon “gjuhën e folur dhe gjuhën e artit” të rahovecianëve.

Dulaj vlerëson poshtë rrëfimin se kjo dëshmon se rahovecianët mendojnë në gjuhën shqipe dhe se me të janë të lidhur edhe emocionalisht. Ai konsideron se në këndvështrimin psikolinguistik shihet qartë se faktori shoqëror ka ndikuar fillimisht në fonetikën dhe sistemin gramatikor të rahovecianëve. “… por që nuk kishte arritur ta prekte ndjenjën shpirtërore për gjuhën shqipe”, shkruan Dulaj.

Por si zhvillohej biseda në ëndrrën e bashkëbiseduesit?…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Më Shumë

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Lajmet e Fundit