18.3 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Gjykata liron nga akuzat të dyshuarit për vrasjet në Husaj

Refugjate nga KosovaLirimi nga akuzat i 8 anëtarëve të ish Ushtrisë Jugosllave për vrasjen e 15 refugjatëve nga Kosova në fshatin Husaj pranë Rozhajës në Mal të Zi, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. Verdikti i sjellur nga Gjykata e Lartë e Bjelo Poles , u cilësua si legalizim i krimit dhe i politikës gjenocide, por edhe si një krim kundër njerëzimit ku akterët kryesor mbesin të padëshkuar dhe në liri.

Avokati i viktimave, Velija Muriq në një deklaratë dhënë ”Zërit të Amerikës”, lirimin e të akuzuarëve e cilësoi si shqetësues dhe fajësoi gjyqësorin për politizim të skajshëm.

Muriq tha “se ky fakt sinjalizon që Mali i Zi nuk është i gatshëm dhe nuk dëshiron që të ballafaqohet me të kaluarën. Dështimet ligjore dhe pasiviteti i prokurorisë dhe gjykatave vendore kanë bërë që në Mal të Zi të mos ketë asnjë dënim për krime lufte”.

Velija Muriq , i cili njëherit është edhe kryetar i Odës së Avoketëve të Malit të Zi paralajmëroi se për qëndrimin e gjyqësorit në rastin e vrasjes së refugjatëve kosovarë do ti njoftojë të gjitha institucionet ndërkombëtare duke apeluar tek ata që të ndikojnë që krimet e luftës në Mal të Zi të trajtohen në mënyrë të drejtë.

Ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Bjelo Poles reagoi Bashkësia Demokratike Boshnjake , e cila në një letër të hapur kritikon gjyqësorin në vend , i cili sipas tyre, po legalizon krimin dhe po mbështetë politikën gjenocide. Ndërkaq, partitë politike shqiptare si dhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi nuk reaguan ndaj këtij rasti edhe pse shoqatat e shoqërisë civile disaherë kanë protestuar ndaj zvarritjes së aktgjykimit dhe ndaj pavarësisë së gjyqësorit.

Komandanti Predrag Strugar dhe shtatë oficerë të tjerë të ish Ushtrisë Jugosllave janë paditur për vrasjen e 15 civilëve shqiptarë nga Kosova dhe për plagosjen e pesë të tjerëve në prill dhe maj të vitit 1999, gjatë bombardimeve të NATO-së në zonën e Husajt afër kufirit të Malit të Zi me Kosovën.

Gjyqi për rastin e refugjatëve kosovarë ka filluar në vitin 2009 dhe është gjyqi i vetëm për krime lufte në Mal të Zi ku aktgjykimi për lirimin e të akuzuarëve u dha këto ditë.

Më Shumë

Kontrolle të shtuara në Parkun Kombëtar “Sharri” për shkak të pranisë së arinjve në zonat e banimit dhe turistike

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar ‘’Sharri’’ të mërkurën ka njoftuar se është duke monitoruar me vëmendje të shtuar situatën e krijuar si pasojë...

Kristel Krasniqi rrëmben “Fluturën e Argjendtë” në festivalin për fëmijë në Prizren

Në një atmosferë festive dhe plot emocion, u mbajt me sukses edicioni i 21-të i Festivalit për Fëmijë “Fluturat” në Prizren, në kuadër të...

Lajmet e Fundit