11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Gjykata sot vendos për Nexhat Çoçajn, akuzohet për keqpërdorim të fondit për javën e dëshmorit

Nexhat Çoçaj, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku sot do të paraqiten para Gjykatës s[ Prizren për t’u njoftuar me vendimin e trupit gjykues të përbërë nga Ajser Skenderi, Kymete Kicaj, dhe Xheladin Osmani.

Më 15 nëntor në fjalën përfundimtare prokurori i shtetit kishte deklaruar se në bazë të super-ekspertizës janë gjetur parregullsi të reja që nuk kanë qenë evidente në shqyrtimin kryesor më parë, si dhe është vërtetuar fakti se i akuzuari Nexhat Çoçaj mjetet e dedikuara për manifestimin “Java e Remzi Ademajt” i ka bartur në xhirollogari personale dhe me të njëjtat edhe ka blerë pajisje dhe produkte nga biznesi me emrin “Bogdani”, pronar i së cilës ka qenë edhe vetë Nexhat Çoçaj.

Për këtë rast Gjykata Themelore Prizren në vitin 2016 kishte shqiptuar aktgjykim dënues për të tre të akuzuarit Nexhat Çoçaj, Bekim Thaçi, dhe Bedri Çejku, por Gjykata e Apelit më vonë e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Çoçaj ishte dënuar me 3 vjet burg me vendim të gjykatës për këtë çështje, ndërsa Thaçi me 14 muaj, e Çejku me 6 muaj burg, por Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim, me arsyetimin se kemi të bëjmë me dy ekspertiza të ndryshme dhe në kundërthënie me njëra-tjetrën./www.kallxo.com/

Më Shumë

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast...

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ofrohen për shitje banesa moderne në një zonë te re dhe shumë e përshtatshme për banim, me standard të lartë ndërtimi dhe kushte shumë...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit